Prokurorët shprehin ngushëllime për vdekjen e kolegut, Jusuf Mejzini

Prokurorët shprehin ngushëllime për vdekjen e kolegut, Jusuf Mejzini

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Jusuf Mejzini, njofton Insajderi.

Me anë të një njoftimi për media, nga kjo zyrë njoftohet se e kanë marrë me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre tashmë të ndjerë.

“Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për Ju si familje, si dhe për tërë sistemin Drejtësisë, për të cilin ka shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë”, thuhet në njoftim.

“Andaj, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe bashkëpunojnë me të. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegram-ngushëllimin e tyre. /Insajderi.com