Bajrami: Po angazhohemi që Ligji i Rimëkëmbjes të ketë efikasitet

Bajrami: Po angazhohemi që Ligji i Rimëkëmbjes të ketë efikasitet

Ministrja e Ekonomisë dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka folur rreth angazhimit të ministrisë që ajo drejton, që ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike të ketë efikasitetin e duhur, njofton Insajderi.

Në kuadrin e arritjes ë këtij qëllimi, Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive, Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjithashtu në këtë pikë, ministrja bajrami ka thënë se kanë komunikuar gjatë ditës së sotshme edhe me me përfaqësuesit e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe  Bankën Qendrore të Kosovës.

Në fund ajo ka shtuar se po punohet që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të jetë rezultate dhe të prek direjt fuqizimin e ekonomisë dhe jetën e qytetarëve./Insajderi.com