
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka thirrur në interpelancë në Kuvendin e Kosovës, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e këtij subjekti politik, arsyeja e thirrjes së kësaj interpelance është mungesa e oksigjenit në institucionet publike shëndetësore si dhe “furnizimi me oksigjen nga kompani të palicensuara”.
“Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës”.
“Interpelanca është thirrur në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga deputeti Fitim Uka”, thuhet në njoftim./Insajderi.com