Zemaj: Testet për Coronavirus të kryera në IKSHPK janë cilësore dhe të besueshme

Zemaj: Testet për Coronavirus të kryera në IKSHPK janë cilësore dhe të besueshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se testet për COVID-19 të kryera në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë cilësore dhe të besueshme, njofton Insajderi.

Për këtë ai ka përmendur raportet e tri paneleve të kontrollit të jashtëm të kualitetit, dy prej të cilave të kryera nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“IKSHPK, Departamenti i Mikrobiologjisë, këtë vit mori pjesë në tri kontrolle të jashtme të kualitetit për testimin molekular me Rt PCR, dy për Sars-CoV-2 dhe një për Influencën. Dy kontrolle janë organizuar nga OBSH-ja dhe një nga Instituti “Pastuer” në Paris (përmes projektit MedilabSecure dhe QCMD – Quality Control for Molecular Diagnostics, në Skoci)”.

“Raportet e tri paneleve të kontrollit të jashtëm të kualitetit janë dëshmi e këtyre konstatimeve dhe besueshmërinë e IKShPK dhe punonjësve tanë”, ka shkruar Zemaj në Facebook./Insajderi.com