Tre të lënduar në një aksident trafiku në Komoran – Një në gjendje të rëndë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Komoran – Një në gjendje të rëndë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mbrëmjen e së hënës në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit, shkruan Insajderi.

Të lënduarit (njëri nga ta me lëndime më serioze) janë përcjellë për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 19:35, në rrugën Prishtinë -Pejë, afër Komoranit, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Tre persona të lenduar, njëri nga ta më rëndë, janë percjellë për në QKUK, për trajtim mjeksor, përderisa Njesia për menaxhim dhe kontroll të autostradës nga Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarin e aksidentit dhe për t’u marrë me procedurat e nevojshme ligjore”, tha Hoxha.

Tutje, ai ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që për t’i shmangur aksidentet, t’i respektojnë rregullat në trafik dhe të respektojnë kufizimin e shpejtësisë.

“Policia me njësitet e saj ne teren ndaj të gjithe atyre që bien në kundërshtim me ligjin e trafikut po ndërmerr dhe do të ndermerr masa rigoroze dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre”, përfundoi Hoxha./Insajderi.com