Dialogu Kosovë-Serbi rifillon të enjten

Dialogu Kosovë-Serbi rifillon të enjten

Dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh pritet të rifillojë të enjten e 10 dhjetorit, njofton Insajderi.

Në Bruksel pritet të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

“Takimi i radhës në Bruksel(10.12.2020) do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni. Do të vazhdoj diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, ka thënë Baxhaku për redaksinë.

Një gjë të tillë e kishte konfirmuar ditë më parë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë. /Insajderi.com