ShSKUK deklarohet për mungesën e oksigjenit

ShSKUK deklarohet për mungesën e oksigjenit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se ditëve të fundit janë rritur kërkesat për furnizim me oksigjen, transmeton Insajderi.

ShSKUK nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Tutje nga ShSKUK thuhet se për transferimin e pacientëve për në QKUK nga spitalet tjera janë kompetentë mjekët.

“Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar shëndetësor në vend” thuhet në komunikatën e ShSKUK-së. /Insajderi.com