14 të vdekur dhe 753 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

14 të vdekur dhe 753 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 753 persona, njofton Insajderi.

Rastet e reja janë 431 në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.

Për fat të keq, 14 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar./Insajderi.com