Albright flet për Gjykatën Speciale

Albright flet për Gjykatën Speciale

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright, në konferencën e sotme të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ka folur për Gjykatën Speciale pas pyetjes që i është drejtuar nga kryetari i këtij komiteti Eliot Engel, njofton Insajderi.

Ajo gjatë prononcimit të saj është shprehur se “edhe gjatë kohës sa ishte vetë sekretare e shtetit amerikan, një kohë të gjatë e ka kaluar duke u marrë më çështjet e Ballkanit dhe se votën e saj në kombet e Bashkuara e ka dhënë për krijimin e një tribunal që I gjykon krimet e luftës në ish Jugosllavi”.

Albright tutje është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen që të komunikojnë dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura së bashku.

Por gjithashtu Albright nuk e ka mohuar faktin që edhe vetë ka pasur problem për të treguar iniciativat e serbeve për të kryer spastrime etnike./Insajderi.com