
Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë trupin e pajetë të viktimës që është gjetur pasditën e së martës afër Liqenit të Radoniqit në Gjakovë.
Në një përgjigje për Insajderi-n, policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë 67-vjeçar me inicialet M.P.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Insajderi.com