Tahiri: Haradinaj dezertoi nga pushteti

Tahiri: Haradinaj dezertoi nga pushteti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka ripërsëritur qëndrimin se partiae tij nuk ka vota për Ramush Haradinajn si president, njofton Insajderi.

Ai në emisonin ‘Presing’ është shprehur  se Haradinaj dezertoi nga pushteti të cilin ia mundësoi PDK-ja.

“Është larguar nga kjo pozitë të cilën nuk e kemi pritë. Pra befasitë në politikë nuk janë të mira dhe këtu e kemi parë që Ramush Haradinaj di të bëjë befasi.

Tutje Tahiri ka shtuar se vetë perfomanca e këtij koalicioni qeverisës e ka bërë shumë jo serioz kandidaturën e Haradinajt për president./Insajderi.com