Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar subjekti i tij politik do të dëmtohet nëse Ramush Haradinaj do të lëshonte postin e kryetarit të partisë.
“AAK-ja dëmtohet nëse Haradinaj bëhet president, por po e japim për hatër të Kosovës”, tha Isufi në T7.
Sipas tij, partitë politike duhet të nxitojnë që ta zgjedhin presidentin sa më parë.
“Të gjitha partitë duhet të angazhohen që Kosova të ketë sa më shpejtë president, në mënyrë që të mos na zë afati kushtetues 6 mujor. Atëherë nuk mund të paramendojmë se çfarë do të ndodhte”, tha ndër të tjera Isufi./Insajderi.com