Ja Ramushin, ja zgjedhje

Çështja e presidentit të ardhshëm i ka vënë në lëvizje partitë politike. Disa me shpresën për ta bërë kandidatin e tyre president, e të tjerë çështjen e presidentit e shohin si mundësi për zgjedhje. Vetëm arritja e një konsensusi politik e zgjedh presidentin në rrethanat e tanishme, por në vend të përafrimit të qëndrimeve, pozicionet fillestaret po betonohen. AAK-ja është e gatshme t’i ndryshojë të gjitha qëndrimet, me përjashtim të njërit që i bën të padobishme lëshimet tjera. “Posti i presidentit duhet t’i takojë Ramush Haradinajt, ose shkohet në zgjedhje”, kështu ka deklaruar deputeti i kësaj partie Daut Haradinaj.

Ja Ramushin, ja zgjedhje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për çështjen e presidentit të ardhshëm, njofton Insajderi.

Ai i ftuar në emisionin ‘Rubikon’, i ka shpalosur mundësitë dhe pamundësitë e një marrëveshje mes partive politike për të arritur deri të përzgjedhja e presidentit të Kosovës.

Haradinaj, ka thënë se AAK-ja e ka bërë ofertën e saj më të mirë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e tyre është që ta shqyrtojnë.

Tutje Haradinaj i ka komentuar edhe deklaratat e partive tjera, si Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat njëzëri ka deklaruar se nuk pajtohen me kandidaturën  e Ramush Haradinajt për president.

Lidhur më këto qëndrime Haradinaj ka thënë se “janë më shumë deklarata politike sesa qëndrime të vërteta”.

“Megjithatë, edhe nëse nuk zgjidhet president Ramushi, ne jemi shumë komod dhe të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje”./Insajderi.com