Hajdini: Nuk na takon posti i presidentit, e kemi udhëheqjen e qeverisë

Hajdini: Nuk na takon posti i presidentit, e kemi udhëheqjen e qeverisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëlzen Hajdini ka thënë se partia e tij ka luajtur rol konstruktiv në zgjidhjen e ngërçit rreth postit të presidentit, njofton Insajderi.

“Kërkohet maturi nga të gjithë liderët politikë në këtë kohë jo të lehtë që po kalon Kosova. Ne si LDK e kemi qeverinë dhe konsideroj se neve nuk na takon kandidati për president. Ne ofrojmë gjithçka që është në interes të vendit. Presidenti iu takon partive tjera politike”, tha deputeti i LDK-së në RTV Dukagjini.

Hajdini tutje ka thënë se nuk do të jetë e lehtë zgjedhja e presidentit.

Deputeti i LDK-së thotë se deri më tani Haradinaj ka ditur t’i del në ndihmë vendit dhe sipas tij ai mund të reflektojë edhe në këtë situatë.

Hajdini thotë se megjithatë LDK pavarësisht se po ofron rol konstruktiv, nuk iu frikësohet zgjedhjeve të reja.

“Ne po mundohemi të gjejmë një zgjidhje, pasi zgjedhjet janë aty dhe nëse nuk zgjedhim presidentin shkojmë automatikisht në zgjedhje…edhe nëse shkojmë në zgjedhje në mund të vijmë hipotetikisht në të njëjtën situatë. A duhet përsëri të shkojmë në zgjedhje për të zgjidhur problemin e presidentit”, tha ndër të tjera Shkëlzen Hajdini./Insajderi.com