Mbi 100 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë vetëm për një javë

Mbi 100 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë vetëm për një javë

111 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë vetëm brenda javës së fundit (2-8 dhjetor 2020), njofton Insajderi.

Sipas Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 17 raste të vdekjes, ndërsa janë konfirmuar 557 raste pozitive dhe 727 të shëruar.

Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë gjithsej një mijë e 137 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Numri total i rasteve pozitive është 43 mijë e 881 raste nga 155 mijë e 625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30 mijë e 157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 587./Insajderi.com