
Një person është gjetur pa shenja jete gjatë pasdites së djeshme në Liqenin e Radoniqit në Gjakovë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës, ku thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.
“Fsh.Zhdredhë,Gjakovë, 08.12.2020-14:30.Raportohet se në Liqenin e Radoniqit është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Insajderi.com