Drejtori i Forumit për Marrëdhëniet Etnike i Serbisë, Dushan Janjiq, është deklaruar rreth takimit të djeshëm të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, për çka thotë se presidenti i zgjedhur, Joe Biden nuk do të ndjekë të gjitha rekomandimet në lidhje me Kosovën, njofton Insajderi.
Kështu është shprehur ai në një intervistë për ‘TV PRVA’.
Janjiq theksoi se Biden tha në 2016 se Amerika dhe Serbia nuk bien dakord për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por që ajo do të lihet mënjanë dhe në atë kuptim deklaroi se i duket se Shtetet e Bashkuara po i afrohen qëndrimit të BE-së ndaj dy Gjermanive”.
Reagimi i tij erdhi pasi kongresmeni amerikan, Eliot Engel, mblodhi njerëz që mendojnë njëlloj si ai dhe që besojnë se njohja reciproke dhe shkëmbimi i ambasadorëve midis Serbisë dhe Kosovës është i domosdoshëm. /Insajderi.com