11 vdekje si pasojë e Coronavirusit

11 vdekje si pasojë e Coronavirusit

11 vdekje si pasojë e Coronavirusit ndodhën gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia është 1.148.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar 561 raste të reja e 884 të shëruar.

Totali i infeksioneve është 44.442, ndërsa i të shëruarve 31.041, njofton Insajderi.

Rastet aktive tani janë 12.253. Ndërsa vatra e Coronavirusit mbetet kryeqyteti.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 269 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 30 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjilan 20 raste, Lipjan 20 raste, Viti 20 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Kamenicë 11 raste, Malishevë 9 raste, Shtime 8 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Skenderaj 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Gjakovë dhe Kllokot. /Insajderi.com