Hoti: Nuk kemi diskutuar për kandidimin e Abdixhikut për kryetar të Prishtinës

Hoti: Nuk kemi diskutuar për kandidimin e Abdixhikut për kryetar të Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili njëherësh është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar rreth kandidaturës së LDK-së për komunën e Prishtinës, njofton Insajderi.

Hoti tha se asnjëherë nuk kanë diskutuar për një gjë të tillë në këtë parti.

“Nuk kemi biseduar, nuk jemi në atë pikë”, tha shkurt Hoti para gazetarëve.

Gjatë ditës së sotme, shumë nga asamblistët e LDK-së kanë publikuar fotografi me Abdixhikun duke thënë se është zgjidhje e mirë për kryeqytetin. /Insajderi.com