Shqipëri: Punonjësi i policisë rrezikon humbjen e syrit

Me qindra protestues kanë dal në qendër të Tiranës për të shprehur revoltën e tyre për vrasjen e të riut 25 vjeçar, Klodian Basha, dje, më 8 dhjetor, nga policia e shtetit. Që nga ora 16:00, protestuesit fillimisht janë mbledhur përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj. Krahas thirrjeve për dorëheqje, ata herë pas herë kanë gjuajtur edhe me mjete të forta ne drejtim të godinës së Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu, masa protestuese, më pas është drejtuar edhe përpara objektit të kryeministrisë ku për disa momente ka pasur dhe përpjekje për t’u futur brenda objektit. Si rezultat i kësaj përpjekje, kanë ndërhyrë edhe njësitet speciale të policës duke hedhur gaz lotsjellës dhe turma është shpërndarë. Gjatë konfrontimit të policë me qytetarë, kanë ngelur edhe tetë policë të lënduar. Gjithashtu, gjatë protestës është dëmtuar edhe pjesa e dekorative e qytetit.

Shqipëri: Punonjësi i policisë rrezikon humbjen e syrit


Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike zyrtarisht gjendjen e personave që janë paraqitur në spital pas protestës së sotme, ku shfaqën edhe momente tensioni dhe konfrontime, njofton Insajderi.

Në një komunikim për mediat, bëhet me dije se në spital janë paraqitur 8 policë dhe 2 protestues të lënduar.

Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohet një punonjës i policisë, gjendja e te cilit, sipas mjekëve, është serioze, pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale”, njofton ministria./Insajderi.com

 


Policia e Shtetit në Shqipëri ka reaguar zyrtarisht lidhur me protestën e organizuar pasditen e sotme, njofton Insajderi

Përmes një komunikimi për mediat Policia njofton se 3 efektivë policie janë të plagosur rëndë dhe ndodhen ne spital me dëmtime serioze.

“Ekstremistë të dhunshëm kanë hedhur sende të forta, gurë, pllaka, kapsolla e sende të tjera, duke plagosur 9 punonjës policie dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Sheshin Skënderbej”, thotë ndër të tjera policia./Insajderi.com

 

 

 

 


Protestuesit sulmojnë edhe Bashkinë e Tiranës

Vijojnë protestat në kryeqytet. Pasi janë larguar nga kryeministria ku policia përdori gazin lotsjellës, protestuesit kanë marshuar përgjatë bulevardit, njofton Insajderi.

Përpara Bashkisë së Tiranës ata kanë sulmuar me gurë disa nga dritaret e këtij institucioni dhe më pas janë drejtuar në sheshin “Skënderbej”.

Aty protestuesit i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjes. Protestat në Tiranë kanë nisur në orën 16:00 si një reagim ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie./Insajderi.com


U prezantua si motra e Klodjan Rashës, familjarët e të ndjerit: Nuk e njohim

Një vajzë mes qindra protestuesish që u mblodhën sot në Tiranë për të kërkuar drejtësi për vrasjen  nga policia të Klodjan Rashës, ka pretenduar që është motra e viktimës, njofton Insajderi.

Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodjan Rasha, por një gjë e tillë dyshohet se nuk është e vërtetë.

Se vajza që foli nuk është motra e viktimës, kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me Top Channel duke thënë se zonja në fjalë nuk ka të bëjë me familjen Rasha.

Mësohet se vajza është nga Saranda dhe dyshohet se ka probleme mendore./Insajderi.com

 

 

 


(E përditësuar)  

Protestuesit në Shqipëri kanë vazhduar protestën nga Ministria e Punëve të Brendshme tek objekti i kryeministrisë, njofton Insajderi.

Një grumbull i madh protestuesish po brohorasin “poshtë diktatura”.

Ka pasur edhe përleshje, por jo në mes të protestuesve dhe policisë, por në mes të dy grupeve protestuesish.

Disa protestues kanë dashur të mbajnë protestën e qetë, derisa të tjerë kanë filluar të hedhin gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të objektit të kryeministrisë./Insajderi.com


Hidhet gaz lotsjellës ndaj protestuesve te kryeministria

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve te kryeministria, teksa ata po gjuanin me mjete të forta në drejtim të objektit, njofton Insajderi.

Protestuesit janë zhvendosur në krah të bulevardit, për ta u rikthyer përsëri para objektit të Ministrisë së Brendshme.

Tashmë ata po përpiqen që të pastrohet ajri dhe afron përsëri para godinës kryesore qeveritare.

Në deklarimet që japin protestues të rastësishëm ata shprehen se nuk kanë ndërmend të largohen./Insajderi.com

 

 

 

 

 


Humb ndjenjat Bora Rasha, motra e të vrarit Klodian Basha

Motra e të ndjerit Klodian Rasha, Bora, e cila erdhi nga Italia për të varrosur të vëllain, ka humbur mbrëmjen e sotme ndjenjat gjatë protestës, njofton Insajderi.

Teksa ishte duke protestuar të resë i ka rënë gjendje të fikti teksa për të ndihmuar atë janë angazhuar protestues po edhe një police femër.

Pak më parë Bora Rasha dha një intervistë për mediat ku u shpreh se familja e saj kërkonte drejtësi për vrasjen e të vëllait e ndërsa mbante në dorë flamurin shqiptarë.

Tensioneet vijojnë të shtohen në protestë ndërkohë që policia ka përdorur dhe gazin lotsjellës./Insajderi.com

 

 

 


Protestuesit tentojnë të thyejnë derën e Kryeministrisë

Është tensionuar në disa momente protesta para Kryeministrisë, ndërkohë që protestuesit po tentojnë të thyejnë derën e Kryeministrisë, njofton Insajderi.

Disa prej protestuesve i kanë vënë zjarrin pemës së Krishtlindjeve që ndodhet në sheshin para Kryeministrisë. Më herët protestuesit kanë tentuar disa herë ta rrëzojnë atë.

Për ta evituar hyrjen e protestuesve në objektin e Kryeministrisë, në vendin e ngjarjes kanë arritur  forcat policore te specializuara me mjete të posaçme./Insajderi.com

 

 

 


Në protestë motra e Klodian Rasha: Dua të jepet drejtësi për vëllain tim

Bora Rasha, motra e Klodian Rashës ka qenë mes protestuesve që reaguan lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit nga një efektiv policie, njofton Insajderi.

Ndërsa foli përpara mediave ajo tha se i vëllai nuk ka qenë person problematik dhe se kishte dalë për të blerë një paketë, e më pas është kthyer i vdekur. Aja tha se ai nuk kishte armë.

“Vëllai im ka shkuar me marrë paketën dhe erdhi i vdekur në shtëpi. Ka qenë deri në orën 11:30 me shokët, pastaj shkoi në shtëpi dhe tha po iki të marr  një paketë. Këtë vit po prisnim ta martonim, ishte i fejuar me një vajzë dibrane. Klodiani ka qenë një njeri i rregullt, nuk ka pasur probleme më pare”, ka treguar e Bora Rasha ndërsa tha se është kthyer nga Italia dhe e ka gjetur të vdekur të vëllain.

“Dua të jepet drejtësi për vëllain tim. Ai nuk ka pasur faj fare. Nuk ka pasur armë. Policia duhet të qëlloj në ajër, nga këmbët e jo në kokë e në zemër. Klodiani ka pasur dy plumba një në kokë dhe një në zemër. Unë mbaj një flamur sot për gjakun e vëllait që është derdhur, sepse aty është derdhur gjak”


Protesta në Shqipëri pas vrasjes së të riut nga policia (VIDEO)

Në Shqipëri po mbahet një protestë e qytetarëve përpara ministrisë së Brendshme, që kërkojnë dorëheqjen e Sandër Lleshajt, ministrit të Brendshëm, pas ngjarjes së djeshme, ku një i ri u ekzekutua nga një efektiv policie, njofton Insajderi.

Protestës iu bashkuan edhe grupi i qytetarëve që njihen si “aktivistët për mbrojtjen e teatrit”.

“Shpresoj shumë që të përsëritet Dhjetori i “90” tha një grua, raporton ABC News.

Ndërsa një tjetër e irrituar tha se “si nënë jam shumë e prekur nuk gjej qetësi dhe paqe, është një rrezik për të gjithë fëmijët tanë, që mund të kthehen edhe jashtë orës policore”.

“Edhe termin që përdorin këta bastardë, si orë policore është si ajo që përdorte policia serbe kundër vëllezërve kosovarë. Këta janë bastardë, kriminelë. Ngrihuni se ka shkuar aty ku nuk mban më”.

“Poshtë komunizmi, nuk ka Zot që na ndal” tha një tjetër.

“Athina ka 15 vite që digjet, në Shqipëri ndodh e kundërta, populli fle”.

Klodian Rasha u përcoll sot për në banesën e fundit, pasi u ekzekutua dje, ndërsa polici që e vrau është arrestuar dhe akuzuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes duke shpërdoruar detyrën.

Rasha u vra nga një efektiv i policisë, në orët e para të mëngjesit të së martës, ku u qëllua nga polici  N.H dy herë me armën e shërbimit dhe plumbat e kapën në shpinë dhe në kokë/Insajderi.com

Video nga protesta