Një 26-vjeçar dyshohet se është therur me mjet të mprehtë mbrëmjen e së merkurës, raporton Insajderi.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike dhe Univeristare të Kosovës, ndërsa në lidhje me rastin policia ka arrestuar një person.
I dyshuari është A.K 39-vjeçar dhe i njëjti është dërguar në stacionin policor.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Me të marrë informatë policia me veprime të shpejta ka arritur që në vendin e ngjarjes të arrestoj të dyshuarin A. K. 39 vjeç dhe të njëjtin e ka dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë”.
“Nga informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 26 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Tutje, ajo njoftoi se aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./Insajderi.com