Uran Ismaili kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës

Uran Ismaili kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se Uran Ismaili do të jetë kandidat i PDK-së për të parin e Prishtinës, njofton Insajderi.

Hoxhaj u shpreh se shumë shpejtë do të dalin me listën e kandidatëve për kryetar edhe në komunat e tjera.

“Ismaili i ka bërë nderë partisë me vendosmërinë e tij për të garuar për të parin e Prishtinës. Mendojmë që ai do të jetë kandidati jonë për këtë post. Ai e ka mbështetjen tonë. Për një kohë të shkurtë do të dalim edhe me listën për kandidatët e tjerë”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.

Javë më parë, gatishmërinë dhe dëshirën për të kandiduar për të parin e Prishtinës e kishte shprehur edhe vet Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili.

Ismaili kishte deklaruar se e ka shfaqur gatishmërinë e tij në organet e parties, por pret zyrtarizimin dhe përkrahjen nga partia dhe dega në Prishtinë./Insajderi.com