7 viktima dhe mbi 400 raste të reja me Coronavirus në Mal të Zi

7 viktima dhe mbi 400 raste të reja me Coronavirus në Mal të Zi

Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi kanë bërë të ditur se shtatë pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit,

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 454 raste të reja dhe janë shëruar 409 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Mal të Zi janë regjistruar 39 mijë e 607 raste pozitive të Coronavirusit, prej tyre 556 kanë vdekur.

Aktualisht janë 10 mijë e 590 raste aktive të infeksionit./Insajderi.com