Pas tre muajve sot takohet Kosova e Serbia në Bruksel

Pas tre muajve sot takohet Kosova e Serbia në Bruksel

Është paraparë që për ditën e sotme të takohen prirësit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Brusel.

Kjo si vazhdimësi e vazhdimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun e ka konfirmuar këtë takim, transmeton Insajderi.

Serbia do të përfaqësohet me drejtorin e ri të së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Stano Petkovic, ndërsa Kosova me Koordinatorin Shtetëror për Dialogun, Skënder Hysenin.

Kanë kaluar tre muaj që nuk ka pasur takime ndërmjet dy shteteve, madje gjatë kësaj kohe në raste kishte edhe deklarata që cilësoheshin cenuese e paqes në Ballkan nga faktori ndërkombëtar. /Insajderi.com