Teuta Haxhiu: Punëtorët në objektin e Kuvendit po qajnë për shkak të keqtrajtimit

Teuta Haxhiu: Punëtorët në objektin e Kuvendit po qajnë për shkak të keqtrajtimit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, tha të enjten se ka parë punëtorë në Kuvend duke qajtur për shkak të keqtrajtimit.

Haxhiu kritikoi Kuvendin për punimet në objekt, duke shtuar se punëtorët po keqtrajtohen gjatë punës.

Në një prononcim për Insajderi-n, ajo alarmoi, për të aluduar se ka parë “punëtorë duke qajtur”.

“Po kam ngritur gjërat sepse duhet të trajtohen me dinjitet. Kam parë puëntorë edhe duke qajtur”, tha ajo.

Ajo shtoi se ka marrë shqetësime nga vetë punëtorët në punimet e objektit të Kuvendit.

Për këtë gjatë seancës plenare kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, tha se do t’i drejtohet pronarit të kompanisë rreth rastit të përmendur.. /Insajderi.com