Grenell nuk e preferon Gjykatën Speciale: Duhet ta forconi drejtësinë vendore

Grenell nuk e preferon Gjykatën Speciale: Duhet ta forconi drejtësinë vendore

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, doli kundër Gjykatës Speciale e cila po gjykon ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë muajit dhjetor, Grenell pati një diskutim online. Për herë të parë përmendi Gjykatën Speciale.

“Kosova duhet të punojë që sundimi i ligjit të jetë funksional brenda shtetit, dhe jo t’i delegohet dikujt jashtë”, tha Grenell.

Emisari amerikan, përmendi edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se “S’duhet të zvarritemi në të kaluarën”.

Ai po ashtu shtoi se palët ishin afër marrëveshjes politike, por fokusi kishte qenë tek ekonomia.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Pikat kryesore të marrëveshjes ishin, “mini-shengeni”, Ujmani, dhe njohja e Kosovës nga Izraeli.

Për të arritur tek ajo marrëveshje, sipas Grenellit ishte e vështirë, por të arriturat i konsideron “bazë të mirë”.

Ndryshe presidenti amerikan, Donald Trump, kishte përmendur marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet të cilat i humbi. /Insajderi.com