Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me anëtarin e Kryesisë, Elmi Reçica, kan" />

U.D kryetarit PDK-së takohet me shefin e EULEX-t, bisedohet për Gjykatën Speciale

U.D kryetarit PDK-së takohet me shefin e EULEX-t, bisedohet për Gjykatën Speciale

Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me anëtarin e Kryesisë, Elmi Reçica, kanë pritur sot në takim shefin e Misionit të Eulex-it, Lars-Gunnar Wiegemark. U bisedua për Gjykatën Speciale dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Shef i Misionit Wiegemark, foli edhe për punën që bën EULEX në monitorimin e gjyqësorit në Kosovë.

Ndërsa, Hoxhaj ka theksoi se “PDK ka qasje kontruktive”, e cila edhe pse në opozitë, është gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj në të mirë të shtetit dhe qytetarëve, siç ishte rasti i fundit me votimin e pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike”.

Po ashtu, dialogu Kosovë – Serbi, ishte një tjetër temë për të cilën u diskutua. Kryetari në detyrë i PDK-së kërkoi që Serbisë t’i bëhet akoma më shumë presion në lidhje me zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.

=Enver Hoxhaj tha se qëndrimi i PDK-së është për konstruktivitet të plotë me të gjithë ata të cilët punojnë në të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. /Insajderi.com