Ferizaj: Vdes punëtori që u lëndua në vendin e punës

Ferizaj: Vdes punëtori që u lëndua në vendin e punës

Një person nga Ferizaj ka ndërruar jetë të enjten rreth orës 14:05 si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, njofton Insajderi.

Viktima ishte lënduar gjatë punimeve në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 14:05 në Ferizaj, në rrugën Vëllezërit Gërvalla, gjatë punimeve tek nënkalimi i qytetit, një punëtor në rrethana ende ta panjohura është lënduar dhe është dërguar në emergjencën e qytetit të Ferizajt, ku mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Gashi.

Tutje, ai njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, të cilët janë duke marrë deklarata nga dëshmitarët./Insajderi.com