Mjekët deklarohen për vdekjen e punëtorit 50-vjeçar në Ferizaj

Mjekët deklarohen për vdekjen e punëtorit 50-vjeçar në Ferizaj

Mjeku kujdestar në urgjencën e Ferizajt, Sefedin Fazliu, ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 50-vjeçarit me inicialet N.V., i cili ishte duke punuar në projektin “Bashkimi i Qytetit”, transmeton Insajderi.

Fazliu në një lidhje direkte për emisionin ‘Info Magazine’ të Klan Kosovës, tha se viktima ka pasur lëndime kryesisht në kokë.

“Pacienti i cili është sjell nga punëtorët, ka pasur lëndime kryesisht në kokë. Lëndimet e kokës kanë qenë aq të shprehura, saqë edhe përkundër masave të ndërmarrë nga ekipi i emergjencës për ta shpëtuar, pacienti nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë ai.

Fazliu tutje tha se në momentin e arritjes i ndjeri ka pasur vetëm një puls me frekucencë rreth 20.

“Realisht kur ka arritu pacienti ka pasur vetëm pulsin që ka qenë me frekuencë rreth 20. Parametra të tjerë nuk ka pasur. Ka qenë pa tension, pa frymëmarrje. Dëmtimet e kokës kanë qenë shumë të theksuara, dhe për këtë arsye pacienti nuk ka mundur të i’u mbijetojë lëndimeve që i ka marrë në pjesën kokës”, ka thënë Fazliu. /Insajderi.com