Aleanca Kosova e Re do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë Hoti, njofton Insajderi.
Kështu ka deklaruar, Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Sipas Murselit, kjo qeveri tani e ka humbur besueshmërinë e saj, ndërsa shtoi se qytetarët po presin me padurim një qeveri të re për të marrë detyrën.
“Vetëm një opozitë e bashkuar mund të hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovë. Kjo qeveri tani ka humbur besueshmërinë e saj dhe qytetarët po presin me padurim një të re për të marrë detyrën”.
“Në këtë situatë asnjë President i ri nuk do të mund të zgjidhet pa vullnetin e opozitës. AKR do të mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie”, ka shkruar ai.
Partia opozitare, Lëvizja Vetevendosje, në muajin gusht ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, por që ende nuk ka arritur të sigurojë më shumë se 31 nënshkrime për ta proceduar tutje./Insajderi.com