Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bën të ditur se aktualisht pesë punonjës të policisë dhe dy protestues po trajtohen në Spitalin e Traumës, pasi janë lënduar gjatë protestës së që u zhvillua në kryeqytet, transmeton Insajderi.
Siç njoftoi ministria, njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze.
Ndërsa, gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjës të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë.
Shqipëria ka hyrë në trazira pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Sipas autoriteteve, Rasha i kishte thyer masat e vendosura nga qeveria për mbrojte nga përhapja e COVID-19.
Rasha u vra të marten mbrëma nga një polic shqiptar. Të mërkurën në Tiranë dhe kryeqendra të tjera të Shqipërisë është protestuar dhunshëm. Qytetet janë shkatërruar nga protestuesit, të cilët po kërkojnë drejtësi për vrasjen e të riut./Insajderi.com