Tërmet në Lipjan

Tërmet në Lipjan

Një tërmet ka goditur Kosovën në mbrëmjen e së enjtes, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në aplikacionin “Earthquake”

Sipas njoftimit, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.3 shkallë dhe ka goditur jugun e qytetit të Lipjanit.

Ndërsa, ende nuk raportohet për ndonjë dëm material apo të lënduar. /Insajderi.com