Këshilltari i Osmanit: Me “Fondacionin Walker” kemi kërkuar sërish bashkëpunim

Këshilltari i Osmanit: Me “Fondacionin Walker” kemi kërkuar sërish bashkëpunim

Faton Peci, shefi i stafit të kabinetit të ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka mohuar raportimet se kjo e fundit e ka shkëputur kontratën me “Fondacionin Walker”, transmeton Insajderi.

Ai tha se kjo kontratë nuk është shkëputur, por ka skaduar.

“E vërteta është se nuk kemi shkëputje të kontratës. Përfundimi i kontratës dhe shkëputja e kontratës është dallim thelbësor që nga disa media po raportohet me tendencë”, tha Peci në Klan Kosova.

Ai shtoi se Presidenca ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunit me ish-ambasadorin Walker, por nga fondacioni nuk marrë përgjigje ende.

“Nuk ka pasur shkëputje të kontratës, por ‘Fondacioni Walker’ vetëm është njoftuar për afatet ligjore duke kërkuar edhe mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm”./Insajderi.com