Vdes njëri nga themeluesit e LDK-së në Viti

Vdes njëri nga themeluesit e LDK-së në Viti

Ka vdekur njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti, Shemsi Zuka.

Në njoftimin e Komunës së Vitisë thuhet se ai ishte profesor dhe veprimtar i dalluar.

“Me dhembje të thellë morra lajmin se u nda nga jeta veprimtari dhe profesori i dalluar, Shemsi Zuka nga Pozherani. Ai do mbahet mend si një veprimtar, profesor dhe një njeri i dalluar i cili ka dhënë shumë për vendin e tij. Në këto çaste të pikëllimit dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar dhe e kanë njohur Prof. Shemsi Zukën. Ngushëllime”, ka shkruar Haliti.  /Insajderi.com