Rugova kundër koalicionit LDK-PDK

Rugova kundër koalicionit LDK-PDK

Ish-deputeti dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, është kundër koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës dhe “pazareve” për postin e presidentit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në politikë “duhet ruajtur parimet bazë”, duke iu referuar qëndrimeve të partisë së tij në raport me PDK-në.

“Në politikë duhet ruajtur parimet bazë! Jam kundër koalicionit me PDK dhe kundër pazareve me postin e presidentit! Po nuk u arrit konsensusi i nevojshëm për një president konsensual me kredibilitet moral, intelektual dhe që na përfaqëson dinjitetshëm, atëherë duhet kthyer vendimi te vullneti i sovranit!”, ka shkruar Rugova.

Postin e presidentit me ngulm po e kërkon edhe partneri qeverisës i LDK-së, AAK-ja për kreun e saj, Ramush Haradinajn./Insajderi.com