RVM, PARTITË DO T’I MARRIN PARATË, PRESIDENTI NËNSHKRUAN LIGJIN
Merr formë ligjore ndryshimi i Ligjit për Financim të Partive Politike në Maqedoninë e veriut.
Presidenti i shtetit fqinj, Stevo Pendarovski, e ka nënshkruar ligjin, i cili ua mundëson partive politike që të shfrytësojnë bineficionet materiale, të cilat ishin ngrirë për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.
Kabineti i presidentit Pendarovski shpreson se mjetet finaciare t’u kthehen edhe institucioneve të tjera, duke theksuar se kjo duhej të shërbente si stimulim për realizimin e obligimeve ndaj qytetarëve. /Insajderi.com