Ende pa nisur bie faqja e aplikimit në trust

Ende pa nisur bie faqja e aplikimit në trust

Ka filluar mundësia e aplikimit për tërheqjen e 10% të trustit pensional. Por, ende pa filluar – faqja ra.

Për shkak të ngarkesës së madhe të qytetarëve që duan të aplikojnë, tashmë është bërë i pamundur aplikimi.

Tërheqja e dhjetë përqind të trustit është njëra ndër politikat kryesore të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është votuar në Kuvendin e Kosovës me 72 vota. /Insajderi.com