Masat aktuale do të vazhdojnë, por me një intensitet të shtuar, njofton Insajderi.
Kështu, tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një konference për media.
Ai shtoi se ka pasur stagnim të përhapjes së COVID-19 në dy javët e fundit. Masat vazhdojnë.
“Në dy javët e fundit kemi stagnim të përhapjes së Coronavirusit. Por këto masa duhet patjetër të vazhdojnë me një intensitet të shtuar”, tha Zemaj.
Masat aktuale përfshijnë orën policore nga ora 19:00 për komunat që janë në “zonën e kuqe”.
Bizneset janë ankuar për kufizimet në orar, pasi thonë se një praktikë e tillë po ia “vështirëson mbijetesën”. /Insajderi.com