Qeveria nesër jep detaje për mbetjet mortore në Kizhevak

Qeveria nesër jep detaje për mbetjet mortore në Kizhevak

Qeveria e Kosovës nesër (e shtunë) do të mbajnë një konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, njofton Insajderi.

“Për zhvillimet e fundit në ‘lokacionin e varrezës masive në Kizhevak’, nesër, më 12 dhjetor 2020, organizohet Konferencë për Media”, thuhet në njoftim.

Deri tani, në këtë lokacion janë gjetur rreth 20 kufoma të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Në këtë lokacion, për disa ditë radhazi ka pasur kërkime nga Ekipi i Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe asaj të Serbisë./Insajderi.com