Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se vetëm një orë pas hapjes së aplikimit për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve, kanë aplikuar mbi 30 mijë persona, njofton Insajderi.
Ndryshe, procesi i aplikimit online ishte paraparë që të niste nga ora 15:00, por faqja e internetit ka rënë nga funksioni qysh para orës 15:00.
Të gjithë qytetarët e Kosovës, mund të tërheqin 10% të shumës, e cila pastaj do të rimbursohet nga ana e qeverisë./Insajderi.com