Zafir Berisha reagon pasi u sulmua faqja e Trustit

Zafir Berisha reagon pasi u sulmua faqja e Trustit

Koordinatori nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka reaguar pas sulmeve kibernetike që iu bënë ueb-faqjes së Trustit, në ditën kur është paraparë të nisë aplikimi online, për tërheqjen e 10% të kursimeve, njofton Insajderi.

Berisha deklaroi se beson që Kosova do t’i përballojë sulme kibernetike që po i bëhen kësaj faqeje.

“Unë kam besim në njerëzit që punojnë në fushën e kibernetikës, do t’i përballojnë”, tha ai në Kanal10.

Ndryshe, procesi i aplikimit online ishte paraparë që të niste nga ora 15:00, por faqja e internetit ka rënë nga funksioni disa minuta më vonë. Aktualisht Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se ka nisur aplikimi në një faqe tjetër që është më e sigurtë./Insajderi.com