Ministria e Shëndetësisë njofton për kategorizimin e ri të komunave lidhur me COVID-19, sipas numrit të infektuarve në 100.000 banorë brenda një jave, njofton Insajderi.
Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë bëjnë pjesë 16 komuna.
Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë janë 9 komuna.
Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë bëjnë pjesë 13 komuna.
Komunat si: Vushtrria, Shtimja, Peja, Ferizaj dhe Vitia kanë dalë nga zona e kuqe./Insajderi.com