Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj,ka takuar sot në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së veriut Zoran Zaev.
“Gjatë vizitës time në Shkup, takova mikun tim Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, njofton Insajderi.
Biseduam për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet.
U dakorduam të vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve” shkruan Haradinaj. /Insajderi.com