Skenderaj: Aksident mes veturës dhe kamionetës – Shtatë të lënduar

Skenderaj: Aksident mes veturës dhe kamionetës – Shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte (të premten) në rrugën Skenderaj-Klinë, fshati Llaushë, njofton Insajderi.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamionetë.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, segmenti rrugorë fshati Llaushë”.

“Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamionetë. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./Insajderi.com