“Qytetarët që paguajnë taksat nuk e tolerojnë mashtrimin dhe hajninë nga politikanët”.
Kështu deklaroi të shtunën zëdhënësi i Partisë Demokratikë të Kosovës, Avni Bytyci.
Ai theksoi se politika e tërheqjes së dhjetë përqind të kursimeve pensionale “përpos e mirë” është edhe “mësim për të gjithë”.
“10% i trustit përtej përftimit personal është edhe një mësim për të gjithë ne, se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen. Shoqëritë që e kanë të rregulluar këtë pjesë e kanë shtetin e tyre të zhvilluar”, shkroi ai në Facebook. /Insajderi.com