Shefi i kabinetit të Agim Veliut: Vjosa Osmani e ka dëmtuar LDK-në

Shefi i kabinetit të Agim Veliut: Vjosa Osmani e ka dëmtuar LDK-në

Bajram Gecaj, shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, deklaroi të shtunën se Vjosa Osmani “është fajtore” për rënien e Lidhjes Demokratike të Kosovës viteve të fundit.

Përpos LDK-së, ai akuzon Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, se e ka “dëmtuar” shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Gecaj, po ashtu e quajti Osmani “joprofesionale”, në profesionin e saj, duke u referuar rrëzimit të ish-presidentit, Fatmir Sejdiut nga Gjykata Kushtetuese.

“Në mesin e një mali të këqijave që na i solli, po i përmendi vetëm ato më domethënëse: rrëzimi i një presidenti të LDK-së, me këshillat e saja joprofesionale; ishte kundër dy qeverive të vetme të LDK-së së pasluftës; punoi fuqishëm për rrëzimin e Qeverisë Mustafa; dhe tani po e bën të pamundurën për të rrëzuar edhe Qeverinë Hoti”, tha ajo.

“Vjosa Osmani, e cila është personi i pestë në historinë 31 vjeçare të LDK-së të cilës i dhamë privilegjin të udhëheqë listën tonë, abuzoi pamoralshëm dhe pabesisht me vullnetin e të gjitha strukturave të LDK-së, por edhe shkeli mbi besimin e 163 mijë votuesve të LDK-së, të cilët BESUAN se po i jepnin votë LDK-së e jo LVV-së. Secili nga këta 163 mijë votues të LDK-së janë dhjetëfish më të mirë e më të ndërgjegjshëm se Vjosa, ndërsa ajo, derisa i tradhton ata e pa ta, është vetëm një hiq i madh! “, ka shkruar Gecaj në Facebook. /Insajderi.com