12 të vdekur si pasojë e Coronavirusit

12 të vdekur si pasojë e Coronavirusit

12 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Numri i vdekjeve ka arritur në 1.186 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të shtunën regjistroi edhe 524 raste të reja me COVID-19 dhe 566 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 46.118, ndërsa i të shëruarve në 33.064. Rastet aktive tani janë 11.868.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Pejë 38 raste, Podujevë 37 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 21 raste, Drenas 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 15 raste, Obiliq 15 raste, Vushtrri 15 raste, Istog 12 raste, Viti 11 raste, Klinë 8 raste, Gjakovë 6 raste, Kamenicë 6 raste, Prizren 6 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Shtërpcë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe Ranillug. /Insajderi.com