19 viktima të reja nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

19 viktima të reja nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se 19 pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer dy mijë e 805 teste, ndërsa janë regjistruar 982 raste të reja me COVID-19.

Ratet e reja janë regjistruar në Shkup-456, Kumanovë-24, Dibër-2, Shtip-23, Prilep-69, Tetovë-36, Strugë-38, Veles-26, Manastir-45, Ohër-42, Kavadar-43, Gostivar-34, Gjevgjeli-14, Strumicë-28, Kriva Pallankë-2, Radovish-7, Krushev-2, Koçan-15, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-3, Pehçev-4, Vallandov-7, Vinicë-6, Dellçev-15, Kratov-1, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-16, Resnjë-7, Negotinë-9.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 73 mijë e 25./Insajderi.com