Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, Pajtim Hodolli, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti, për shkak të rezultatit në zgjedhjet e 29 nëntorit për kryetar të kësaj komune, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Hodolli ka akuzuar për nepotizëm kryetarin dhe kryesinë e PDK-së në Podujevë, duke thënë se e kanë trajtuar këtë degë si mundësi biznesi për rehatim të familjarëve të tyre në punë dhe pozita të ndryshme.
“Rënia e vazhdueshme në vota e PDK-së në Podujevë dhe mungesa e përgjegjësisë politike nga drejtuesit e degës (Kryetarit dhe Kryesisë), humbjet e njëpasnjëshme në secilën palë zgjedhjeje dhe asnjë reflektim për të marrë përgjegjësi politike”.
“Të fuqishmit e PDK-së, me pozita në Degë dhe jashtë saj, kanë trajtuar dhe vazhdojnë ta trajtojnë PDK-në, në Podujevë, si mundësi biznesi dhe për rehatim të familjarëve të tyre në puna dhe pozita, duke përdorur votat e aktivistëve për interesa krejt përsonale”, ka shkruar ai./Insajderi.com