Ahmeti reagon për varrimin e gruas serbe: Publikimi im ishte thirrje për mirëkuptim, jo për inat

Ahmeti reagon për varrimin e gruas serbe: Publikimi im ishte thirrje për mirëkuptim, jo për inat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar aërish për rastin e gruas serbe, e cila vdiq në Shtëpinë e Pleqve në kryeqytet, dhe në mungesë të familjarëve, u varros nga Bashkësia Islame e Kosovës, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Ahmeti u shpreh se ky është reagimi i tij i fundit që vjen pasi ka parë shkrime nga webfaqe serbe.

Ai ka thënë se varrimi nuk është kredit e as akuzë për dike, por sipas tij, ideja ishte që të falënderohet BIK-u që nuk është marrë me elemente fetare, por e ka organizuar varrimin e të ndjerës.

“Nuk është varrimi kredit për askënd, e as akuzë për dikënd. As nuk është garë. Shtëpia e Pleqeve e ka thirrë BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirrë komunën e Gracanicës, ku personalisht është marrë një zyrtare, por si qytetare. Ka ndihmuar edhe OSBE-ja”.

“BIK-u e ka derguar arkivolin, e kanë transportuar deri te varrezat ortodokse bashkë me krejt çka është kërkuar. Ideja ka qenë me falenderu Bashkesinë Islame që nuk janë marrë me elemente fetare dhe gjëra të tilla, por vetëm kanë ndihmuar”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje, ai është shprehur se publikimi i tij ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat.

“Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graqanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse organizazorja. Por, mos ja humbni veprimin e mirë BIK-u”, ka shtuar kryetari i Prishtinës./Insajderi.com